Kosova shton kufizimet në pandemi për festat e fundvitit

Nga Exit News
Kosova shton kufizimet në pandemi për festat e fundvitit

Qeveria e Kosovës ka lënë në fuqi masat aktuale kundër pandemisë dhe ka paralajmëruar masa të reja për festat e fundvitit.

Të mërkurën, pas mbledhjes së Komitetit Teknik, kryeministri Avdullah Hoti deklaroi për gazetarët se qeveria e ka nën kontroll pandeminë në Kosovë. Ai ai njoftoi se kufizimet e tanishme mbeten në fuqi, por ato nuk do të shtohen menjëherë. Hoti shtoi se kufizime të mëtejshme mund të vendosen për festat e fundvitit, sipas gjendjes së pandemisë.

Kryeministri  tha se semestri i parë i vitit shkollor do të mbyllet në 18 dhjetor dhe i dyti do të nis në 18 janar. Orët e humbura do të kompensohen gjatë pushimeve në pranverë.

Para dy javësh qeveria e Kosovës miratoi masat e reja, ku kufizoi lëvizjen e lirë nga ora 19:00 deri në 05:00. Qeveria tha se këto masa kanë dhënë rezultate pozitive.

“Në bazë të vlerësimit të institucioneve kemi vendosur nën kontroll zgjerimin më tutje të pandemisë”, tha kryeministri Hoti.

Qeveria e Kosovës  ka testuar dëri më tani 145 mijë qytetarë ku prej tyre 62% janë shëruar dhe 38% kanë rezultuar pozitiv.

Numri i viktimave është 641 që nga fillimi i pandemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>