Ministria e Arsimit në Kosovë ka përgatitur tre skenarë të ndryeshëm për hapjen e shkollave në shtator.
Ministria, së bashku me komunat, kanë nisur punën për marrjen e masave të nevojshme për rikthimin e nxënësve në shkolla në kushtet e pandemisë.
Ministri i Arsimit Ramë Likaj njoftoi se mësimi do të fillojë në datë të ndryshme për klasa të ndryshme:
“Më 1 shtator do të fillojnë parashkollorët si dhe klasat 1,2,3 pastaj edhe për klasën 6 dhe 9 në fazën e parë.
Në fazën e dytë do të fillojnë më 7 shtator klasat 4 dhe 5, ndërsa në fazën e tretë do të fillojë më datën 10 shtator për klasat 7,8,9, 10 si dhe 11.”
Tre skenarët e ministrisë nga të cilat më pas komunat do të zgjedhin në varësi të situatës epidemiologjike janë:
- Skenari A- rikthimi në ambientet shkollore të nxënësve,
- Skenari B – mësimi i kombinuar, rikthim i pjesshëm me mësim të kombinuar me prezencë dhe mësim në distancë,
- Skenari C – mësimi në distancë.
Ministria ka publikuar dhe një udhëzim për protokollet që do të ndiqen në rast se komuna do të zgjedhë mësimin në klasa:
- Mësimi në grupe të vogla nxënësish;
- Ruajtja e distancës 1,5-2 metër nga njëri tjetri;
- Orari i mësimit të ult me 25 për qind;
- Të raportohet me përpikmëri për mungesat e nxënësve që dyshohen se mund të jenë të infektuar.