Kosova zgjodhi, të enjten, kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit, Xhevdet Bislimi, i cili u zgjodh me 11 vota pro dhe asnjë kundër në mbledhjen e Këshillit Prokurorial.
Në një komunikatë për mediat, u njoftua se në mbledhje u zgjodhën edhe kryeprokurorët e 6 Prokurorive themelore në Kosovë.
Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Pejës, me 11 vota pro dhe asnjë kundër, u zgjodh Agim Kurmehaj.
Shukri Jashari u zgjodh me 11 vota pro dhe asnjë kundër në krye të Prokurorisë së Ferizajt.
Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, me 10 vota për dhe 1 kundër u zgjodh Ismet Ujkani, u njoftua pas mbledhjes.
“Gjithashtu është diskutuar edhe Raporti i Komisionit për rishqyrtim të kundërshtimeve të paraqitura nga kandidatët për kryeprokurorë të prokurorive themelore të Gjakovës, Gjilanit, Prizrenit dhe Pejës.
Pas diskutimeve, Këshilli ka miratuar pjesërisht këtë raport, ku si rrjedhojë u refuzuan kundërshtimet e paraqitura nga kandidatët”, thuhet në njoftimin për mediat.