
Mësimi në Kosovë do të vazhdojë në shkolla edhe gjate semestrit të dytë, tha Ministri i Arsimit Ramë Likaj të premten.
Nuk do të ketë pushim pranverore në semestrin e dytë, sipas kalendarit shkollor. Po ashtu ditët e humbura do plotësohen gjatë të shtunave.
“Mësimi vazhdohet në objektet shkollore edhe për gjysmëvjetorin e dytë sepse efekti është më i madh dhe kemi numër më të ulët të të infektuarve”, tha ministri Ramë Likaj gjatë raportimit në Institutin EdGuard lidhur me mbarëvajtjen e mësimit gjatë pandemisë.
Sipas raportit të EdGuardit, 82% e mësuesve thonë se duhet vazhduar mësimi me prezencë fizike në shkolla.