Kosovë, 259 të infektuar të rinj dhe 7 viktima me Covid

Nga Exit News
Kosovë, 259 të infektuar të rinj dhe 7 viktima me Covid

259 të infektuar të rinj e Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, pas kryerjes së  1,531 testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë ka një total prej 53,523 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars dhe 6,535 raste aktive.

Në total 1,375 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, ndërsa 45,613 të infektuar janë shëruar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>