321 të infektuar të rinj e Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, pas kryerjes së 1.648 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë ka një total prej 53.264 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars dhe 6.896 raste aktive.
Në total 1.368 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, ndërsa 45 mijë të infektuar janë shëruar.