Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), njoftoi të premten se në vend gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tetë viktima.
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar gjithashtu 632 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 3 621 mostrave në institucionet publike dhe ato private.
Sipas njoftimit, rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (86, 77, 57 vjeç), Prizren 3 raste (79, 74, 65 vjeç), Podujevë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (88 vjeç).
Gjithashtu është bërë e ditur se semundjen e kanë kaluar 397 persona, ndërsa 10 318 raste vazhdojnë të jenë aktive.
Prej 13 marsit autoritetet në Kosovë kanë regjistruar 75 380 persona të infektuar me këtë virus, prej të cilëve 1 682 kanë vdekur.