Lidhja Demokratike e Isa Mustafës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt firmosën më 29 prill marrëveshjen për koalicionin e ri qeverisës.
Marrëveshja u arrit gjatë takimit të dy liderëve Mustafa e Haradinaj, bashkë me kandidatin e LDK-së për kryeministër Avdullah Hoti.
Ramush Haradinaj sqaroi se partia e tij do të drejtojë katër ministri dhe do të ketë një zëvendëskryeministrit të parë:
- Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku është propozuar Meliza Haradinaj-Stublla;
- Ministrinë e Drejtësisë, ku është propozuar Selim Selimi;
- Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ku është propozuar Blerim Kuqin;
- Ministrinë e Arsimit, ku është propozuar Ramë Dika.
Ramush Haradinaj tha se pritet që LDK-ja të finalizojë brenda këtyre ditëve edhe marrëveshjet me partitë tjera, para se të nisin procedurat në kuvend për formimin e qeverisë.
Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK fitoi 28 deputetë, ndërsa AKK-ja në koalicion me PSD-në fitoi 11 deputetë.
Partitë e tjera me të cilat pritet që LDK-ja të arrijë marrëveshje janë Nisma për Kosovën e Fatmir Limajt, Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit dhe pakicat.