Kosovë, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj arrijnë marrëveshjen për koalicion

Nga Exit News
Kosovë, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj arrijnë marrëveshjen për koalicion

Lidhja Demokratike e Isa Mustafës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt firmosën më 29 prill marrëveshjen për koalicionin e ri qeverisës.

Marrëveshja u arrit gjatë takimit të dy liderëve Mustafa e Haradinaj, bashkë me kandidatin e LDK-së për kryeministër Avdullah Hoti.

Ramush Haradinaj sqaroi se partia e tij do të drejtojë katër ministri dhe do të ketë një zëvendëskryeministrit të parë:

  • Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku është propozuar Meliza Haradinaj-Stublla;
  • Ministrinë e Drejtësisë,  ku është propozuar Selim Selimi;
  • Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ku është propozuar Blerim Kuqin;
  • Ministrinë e Arsimit, ku është propozuar Ramë Dika.

Ramush Haradinaj tha se pritet që LDK-ja të finalizojë brenda këtyre ditëve edhe marrëveshjet me partitë tjera, para se të nisin procedurat në kuvend për formimin e qeverisë.

Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK fitoi 28 deputetë, ndërsa AKK-ja në koalicion me PSD-në fitoi 11 deputetë.

Partitë e tjera me të cilat pritet që LDK-ja të arrijë marrëveshje janë Nisma për Kosovën e Fatmir Limajt, Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit dhe pakicat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>