Kosovë, KQZ nis verifikimin e kandidatëve për deputetë

Nga Exit News
Kosovë, KQZ nis verifikimin e kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur verifikimin e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi në një konferencë për media se ky institucion u ka dërguar shkresa gjashtë institucioneve, për të verifikuar përshtatshmërinë e kandidatëve për deputetë.

Shkresat janë dërguar në: Policinë e Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes, Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Kemi kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të na i dërgojë emrat nga lista e kandidatëve nëse janë gjykatës, nëse janë subjekt i vendimit të gjykatës me të cilin u është hequr e drejta për të qenë kandidatë dhe nëse janë shpallur fajtorë me vendim të gjykatës në tre vjetët e fundit”, tha Elezi.

Sipas ligjit, ata persona që janë dënuar për një vepër penale në 3 vitet e fundit, nuk mund të kandidojnë për deputet.

Partitë dhe koalicionet kanë dorëzuar në KQZ listat e tyre me kandidatë.

Në total numri i kandidatëve është 1,079 propozuar nga 21 parti politike, dy koalicione parazgjedhore dhe pesë iniciativa qytetare.

Procesi i verifikimit do të përfshijë institucione të tilla si Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes.

Klikoni këtu për të lexuar listat e propozuara nga Vetëvendosja dhe PDK.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>