Hiqet detyrimi për dezinfektimin e mauneve në pikat kufitare me Kosovën

Nga Exit News
Hiqet detyrimi për dezinfektimin e mauneve në pikat kufitare me Kosovën

Kosova hoqi detyrimin për dezinfektim të kamionëve në pikat kufitare me Kosovën.

Pas probleme të shkaktuar me kamionët shqiptarë në pikën e kalimit kufitar në Morinë, Ministria e Brendshme e Kosovës njoftoi se:

“Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare”.

Ministria sqaroi se kjo ishte një masë e marrë në “kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19”.

Policia kufitare kosovare i kërkonte shtetasve shqiptarë dëshmi të katër ditëve të fundit, për rezulatet e analizës së Covid-19.

Ndërsa kamionët duhet të paguanin 17-22 euro për të dezinfektuar, para se të hynin në Republikën e Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>