Kosovë, mbaron numërimi i votave, Vetëvendosja e para me 25,77 %

Kosovë, mbaron numërimi i votave, Vetëvendosja e para me 25,77 %

Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit është fituesja e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit në Kosovë, me 25,77 për qind të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lajmëroi sot në mëngjes se ka përfunduar numërimi i votave dhe se po punohet për hedhjen e plotë të të dhënave në sistem.

Sipas të dhënave të KQZ-së, rezultatet preliminare janë këto:

 – Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit ka fituar 198,215 vota ose 25,77 për qind;

 – Lidhja Demokratike e Kosovës e Vjosa Osmanit ka fituar 192,901 vota ose 25,08 për qind;

 – Partia Demokratike e Kosovës e Kadri Veselit ka fituar 162.858 vota ose 21,17 për qind;

 – Koalicioni mes AAK-së dhe PSD-së me kandidat për kryeministër Ramush Haradinajn ka fituar 89,441 vota ose 11.63 për qind.

Në këto rezultate nuk janë përfshirë votat me kusht, ato me postë dhe votat e njërëzve me nevoja të veçantë. Por duke qenë se këto vota përbëjnë një përqindje të vogël të totalit, nuk pritet që pas numërimit të tyre të këtë ndryshime të mëdha.

Lëvizja Vetëvendosja nisi festën që në mesnatë, në sheshin ‘Skëndërbej’.

Kryetari Albin Kurti, teksa shpalli fitore, tha se ka ardhur një epokë e re për Kosovën:

Ju sot keni votuar për ta shpëtuar shtetin tonë nga kapja e që s’lejuan që drama e kapjes të ketë fund tragjik. Hapim kapitull të ri me faqe të bardhë e zemër të ngrohtë. Në qeverisjen tonë, s’ka hajna. Hajnat do të luftohen, hetohen, gjykohen e dënohen kudo që janë.”

Ai tha se do të nisë negociatat me Vjosa Osmanin e LDK-së për të formuar koalicionin qeveritar. Të dy partitë bashkë kanë 50,85 për qind të votave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>