
267 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 1.377 personave të testuar.
Prej disa ditësh Kosova regjistroi më pak se 300 të infektuar çdo ditë, shifër kjo më e ulët krahasuar me fillimin e janarit.
Në 24 orët e fundit, një pacient me Covid ka humbur jetën. Ndërsa 163 pacientë janë shëruar.
Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 56.118 të infektuar me Covid-19. Prej tyre, 1.411 persona kanë humbur jetën dhe 49.432 janë shëruar.