Kosovë, një viktimë dhe 267 të infektuar të rinj me Covid

Nga Exit News
Kosovë, një viktimë dhe 267 të infektuar të rinj me Covid

267 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 1.377 personave të testuar.

Prej disa ditësh Kosova regjistroi më pak se 300 të infektuar çdo ditë, shifër kjo më e ulët krahasuar me fillimin e janarit.

Në 24 orët e fundit, një pacient me Covid ka humbur jetën. Ndërsa 163 pacientë janë shëruar.

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 56.118 të infektuar me Covid-19. Prej tyre, 1.411 persona kanë humbur jetën dhe 49.432 janë shëruar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>