Pas numërit të votave të diasporës, Lëvizja Vetëvendosje ka thelluar dhe më tej diferencën e ngushtë të votave me partinë e dytë Lidhja Demokratike e Kosovës.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri zyrtar i votave të vlefshme nga diaspora është 13 mijë e 241, nga të cilat LVV ka fituar 7030 vota, LDK 2158 vota, PDK 2139 vota, koalicioni Nisma-AKR-PD 916 dhe koalicioni AAK-PSD 555 vota.
Me këto rezultate, diferenca totale mes LVV-së dhe LDK shkon në rreth 10 mijë vota.
Kanë mbetur ende pa numëruar votat me kusht, të cilat në total janë rreth 26 mijë.
Po ashtu, në 314 qendra votimi po bëhet rinumëri i votave pas ankimimeve të partive, dhe rezultatet e reja ende nuk janë pasqyruar në KQZ, megjithatë nuk pritet që këto rinumërime të sjellin ndryshimë të mëdha në rezultatin përfundimtar.
Momentalisht bisedimet mes LVV-së dhe PDK-së për koalicionin qeveritar janë ndalur, pasi LDK këmbënguli për pritjen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.