Kosovë, parlamenti diskuton sot mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Kurti

Kosovë, parlamenti diskuton sot mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Kurti

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të mërkurën, në orën 11:00, për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, kërkuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, aleate në koalicionin qeveritar.

Mocioni i mosbesimit është propozuar nga 44 deputetë të LDK-së, pas Kryeministri Kurti shkarkoi Ministrin e Brendshëm Agim Veliu të LDK-së.

Shkak për shkarkimin e Veliut sipas Kurtit ishte kundërshtimi që Veliu i bëri qasjes së qeverisë për të mos mbështetur propozimin e Presidentit Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe kishte nxitur panik në publik për shpejtsinë e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Udhëheqësi i LDK-së, Isa Mustafa e quajti shkarkimin si “të papranueshëm dhe në shkelje të marrëveshjes së koalicionit qeverisës [midis LVV dhe LDK]” dhe ka paralajmëruar mbledhjen e firmave për të bërë mocion mosbesimi kundër kryeministrit Kurti.

Dje ambasadat e Quintit në Kosovë i bënë thirrje politikanëve kosovarë që të fokusohen tek lufta kundër koronavirusit dhe jo tek luftrat politike.

Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë i kërkuan LDK-së ta ndalojë mocionin e mosbesimit ndaj Kurtit.

Po ashtu, Kryeparlamentarja Vjosa Osmani e LDK-së deklaroi votën e saj kundër mocionit dhe i bëri thirrje të gjithë deputetëve të mos të përkrahin atë. Ajo tha se ka ende besim se një qeveri ku ka njerëz që duan të luftojnë korrupsionin ka ende mënyra për të bashkëpunuar. Për më tepër, Osmani tha se kjo nuk është koha e duhur për të rrëzuar qeverinë dhe se nga e gjithë kjo situatë Kosova nuk do të përfitojë asgjë pozitive.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme