Qeveria Kurti vendosi heqjen e tarifën 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina duke nisur nga sot, e mërkurë 1 prill.
Ndaj mallrave serbë qeveria e Kosovës do të aplikojë masën e reciprocitetit në zbatim të marrëveshjeve tregtare që janë në fuqi mes dy vendeve dhe duke aplikuar të njëjtat taksa që aplikon dhe Serbia ndaj mallrave kosovarë. Ndërsa ndaj Bosnje dhe Hercegovinës, qeveria hoqi tarifën 100 për qind pa asnjë shtesë tjetër.
Ky hap ishte lajmëruar që më 27 shkurt nga kryeministri Kurti, kur njoftoi heqjen graduale ë tarifave 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia e Bosnje-Hercegovina.
Hapi i parë ishte heqja e tarifës 100 për qind për lëndët e para, më 15 mars.
Por ky vendim nuk u mbështet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët kërkonin heqjen e menjëhershme të tarifavave, dhe as nga LDK0ja, parti në koalicion me Lëvizjen Vetevendosje.
LDK nisi një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti, menjëherë sapo kryeministri shkarkoi ministrin e Brendshëm Agim Veliun e LDK-së.
Shkarkimi i Veliut dhe mosdakordësia për heqjen e tarifave, bënë që mocioni i mosbesimit të shkojë për votim në parlament më 25 mars, ku qeveria Kurti humbi me 82 vota kundër.
Qeveria Kuti kishte vetëm 50 ditë që kishte marrë detyrën. Ajo do të vazhdojë punën deri sa të votohet qeveria e re ose të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Prej vitit 2018 Kosova i kishte vënë taksë 100 për qind mallrave serbe dhe boshnjake. Kjo masë u pa si përgjigjie nga qeveria e Ramush Haradinajt ndaj politikave bllokuese që po ndërmerrte Serbia.
Pas vendosjes së taksës Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ndërpreu bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.
Prej 2 vitesh, ndërkombëtarët janë përpjekur të ndërmjetësojnë rinisjen e dialogut dhe kanë kërkuar heqjen e tarifës 100 për qind si e vetmja mundësi për të rinisur bisedimet Kosovë-Serbi.