Kosovë, Vetëvendosja propozon Albin Kurtin për kryeministër

Kosovë, Vetëvendosja propozon Albin Kurtin për kryeministër

Pas 2 javësh pas takimit mes Presidentit Thaçi e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendojse ka mandatuar këtë të fundit si kryeministër të Kosovës dhe të ngarkuar për të formuar qeverinë e re.

Nomimini i Kurtit vjen pavarësisht se negociatat ndërmjet VV-së dhe LDK-së për koalicion qeveritar kanë ngecur për shkak të kërkesës së LDK-së për të marrë postin e presidentit pasi të mbarojë mandati i Thaçit.

Albin Kurti dhe kreu i LDK-së Isa Mustafa janë takuar vazhdimisht ditët e fundit por ende nuk kanë bërë publik planin për koalicionin qeveritar. Deri tani dihet se të dy liderët kanë rënë dakord që qeveria e re të ketë dymbëdhjetë ministra por nuk dihet ende se si do të ndahen ata mes partive.

Pas pranimit nga Thaçi të propozimit të Vetëvendosjes, Albin Kurti ka 15 ditë kohë për të propozuar qeverinë e re të Kosovës. Në të kundërt, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme