Mësuesi grek me koronavirus, i cili jepte mësim në shkollën private “Omiros” në Korçë, ndërroi jetë të enjten.
Ai ishte 51 vjeç, jetonte në Kostur dhe vuante nga sëmundje të tjera.
Mësuesi u zbulua se ishte prekur me koronavirus në fillim të marsit, duke shqetësuar prindërit e nxënësve të shkollës.
Për fat të mirë, pothuaj 1 muaj më vonë, nuk ka pasur asnjë person të prekur nga nxënësit apo prindërit e tyre.