
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci, “pas vënies në dijeni nga vetë gjyqtar Luan Daci, për marrjen e tij në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, njoftoi KPA të premten. KPA i kërkoi SPAK të vazhdojë procesin pa humbur kohë.
Të enjten, SPAK e akuzoi zyrtarisht anëtarin e Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA), Luan Daci për fallsifikim dokumentash.
Daci u kallëzua në SPAK nga ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Ish-prokurori Cani akuzon Dacin se ka fshehur vendimin e KLD-së për largimin nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.
Gjatë intervistës në Komisionin Parlamentar ad hoc, Daci fshehu shkarkimin nga detyra duke pohuar se kishte ikur me dorëheqje.