
Kolegji i Posaçëm I Apelimit shkarkoi nga detyra ish-drejtuesin e Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda, Artan Bajrami.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci dhe Sokol Çomo.
Prokurori Bajrami u shkarkua në 14 shkurt 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkak të deklarimit të rremë dhe të pasaktë të burimeve për blerjen e një apartamenti në Tiranë si dhe mosdeklarimin e dhurimeve prej 2.2 milionë lekësh në total nga baxhanaku i tij biznesmen.