KPA shkarkon kryetaren e Gjykatës së Apelit Vlorë Alma Liçaj

KPA shkarkon kryetaren e Gjykatës së Apelit Vlorë Alma Liçaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot përfundimisht nga detyra kryetaren e Gjykatës së Apelit Vlorë Alma Liçaj, për shkak të problemeve me pasurinë.

Vendimi u mor nga trupa e përbërë nga Luan Daci, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.

KPA vendosi të mbajë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të shkarkuar Zonjën Liçaj.

KPK shkarkoi Alma Liçajn më 15 nëntor 2018 për probleme me pasurinë. Sipas KPK-së, gjyqtarja nuk kishte burime të mjaftueshme të ligjshme financiare për të justifikuar pasurinë e saj që përbëhet nga një shtëpi dhe 5 apartamente në Vlorë dhe Tiranë.

Zonja Liçaj dhe bashkëshorti i saj kishin bërë një seri veprimesh fiktive për të fshehur pasurinë e tyre dhe kishin bërë deklarime të ndryshme nga viti në vit për të njëjtat pasuri.

Megjithëse gjatë seancës dëgjimore Zonja Liçaj nuk u mbrojt para akuzave të KPK-së, ajo e ankimoi vendimin në KPA.

Alma Liçaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Fillimisht ajo punoi si gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, deri në vitin 2009 kur u komandua si kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>