Komisioni i Pavarur i Vetingut konfirmoi sot në detyrë zëvendësprokurorin e Përgjithshëm Thoma Jano.
Vendimi u mor nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj.
Gjatë hetitmit administrativ, KPK gjeti disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë dhe dy balanca negative në vlerë të vogël, por prokurori Thano dha shpjegime për këto pasaktësi. Në dy kriteret e tjera, atë të profesionalizmit dhe pastërtisë së figurës, prokurorit Jano nuk iu gjetën probleme.
Thoma Jano e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë fillimisht si drejtuesi i hetuesisë në Krujë.
Pas ngjarjeve të vitit 1997, ai u u emërua në Prokurorinë e Tiranës.
Në vitin 2002, ai u emërua nga ish-kryeministri Nano zëvendësministër i Rendit Publik.
Që prej vitit 2004, Thoma Jano u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme, ku vazhdon të punojë ende.
Në dhjetor 2019, Prokurori i ri i Përgjithshëm Olsian Çela e emëroi Janon zëvendësprokuror të Përgjithshëm.