Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë Ervin Metalla dhe Prokurorin e Tiranës Arben Nela.
Të dy të shkarkuarit ishin kandidatë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë.
Si Metalla, ashtu dhe Nela u shkarkuan për probleme me pasurinë.
Në të shkuarën, gjyqtari Metalla ka pretenduar se ishte i pastresë në mënyrë që të përfitonte një hua lehtësuese. Po ashtu, Metalla ka përfaqësuar një firmë në Gjykatën e Strasburgut, së cilës më vonë i është pezulluar aktiviteti në Shqipëri. I gjithë dëmshpërblimi që firma përfitoi nga Strasburgu, kaloi më pas në llogarinë bankare të Metallës.
Prokurori Nela, në anën tjetër, ka bërë deklarata të ndryshme për burmin e të ardhurave. Prokurori ka një shtëpi 121 metra katrorë në Lanabregas. KPK raportoi se për blerjen e truallit, ka mungesë burimesh financiare dhe pasaktësi në deklarim.
Kështu, Nela ka deklaruar se nga shtëpia tre katëshë, ai ka vetëm një kat; ndërsa pjesa tjetër i takon të atit dhe vëllezërve. Por sipas KPK-së, mungon dokumentacioni për ta verifikuar këtë deklaratë.
Prokurori Nela ka në pronësi dhe një apartament në Tiranë me vlerë 41 mijë euro. Për këtë bleeja janë përdorur kurisme nga pagat e prokurorit dhe bashkëshortes, si dhe një hua prej 25 mijë eurosh nga motra e bashkëshortes. Për blerjen e këtij apartamenti, pagesat janë bërë me para në dorë.