KPK shkarkon nga detyra prokurorin Adnand Xhelili

Nga Exit News
KPK shkarkon nga detyra prokurorin Adnand Xhelili

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin Adnand Xhelili për shkak të problemeve me justifikimin e pasurisë.

Mediat raportojnë se problem për prokurorin rezultoi një apartament me sipërfaqe 117 metra katrorë në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Sarandës.

Apartamentin Xhelili ishte shprehur se e kishte blerë si i pastrehë nga Enti i Banesave në vlerën 1.1 milion lekë dhe se e ka shlyer për 10 vite në periudhën 1999-2005. Në vitin 2003 Xhelili kishte deklaruar se e kishte shlyer me kredi, ndërkohë që në deklaratën e vetingut ai kishte deklaruar si burim kursimet familjare. Mospërputhje në deklarata është konstatuar edhe për vlerën.

Xhelili ishte prokuror në Prokurorinë e Tiranës prej më shumë se një dhjetëvjeçari. Paralelisht me detyrën si prokuror, është angazhuar edhe si pedagog në një universitet privat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>