Lëvizja Vetëvendosje! njoftoi, përmes një postimi në rrjetin Facebook, se 3 kandidatët e mbështetur prej saj, janë çertifikuar nga KQZ.
Kandidatët janë Boiken Abazi që kandidon në qarkun Tiranë, Iljaz Shehu në qarkun Lezhë dhe Kreshnik Merxhani në qarkun Gjirokastër.
“Ata ndërthurin parimet e vlerat kolektive të aktivistëve të Lëvizjes, idealin shoqëror e kombëtar dhe përpjekjen për zhvillim e drejtësi, me përgatitjen intelektuale e profesionale, dhe gatishmërinë për angazhim në dobi të vendit,” shkruhet në njoftimin e Qëndrës Vetëvendosje në Tiranë.