Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur të premten se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me shumë gjasa shpallen javë n që vjen.
Sipas tij, të shtunën mund të përfundojë rinumërimi i fletëvotimeve për të cilat KQZ-ja kishte marrë vendim dhe vlerësimi i pakove me fletëvotime të diasporës.
“Pas përfundimit të këtyre dy proceseve dhe procedurave tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, KQZ-ja mund të bëjë shpalljen përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve. Po besojmë shume që kjo do të mund të bëhet në fillim të javës që vjen”, ka deklaruar ai.
Rikujtojmë se 4 ditë pas zgjedhjeve, KQZ në Kosovë vendosi rinumërimin e votat në 12 vendvotime.
Në të njëjtën ditë filloi edhe verifikimi i votave të diasporës.
KQZ-ja deri më tani ka shqyrtuar 41 mijë e 236 zarfe me fletëvotimeve me postw.
Prej tyre, 48,728 zarfe janë pranuar, derisa 18,876 tjera janë refuzuar.
KQZ-ja tashmë ka publikuar rezultatet e parakohëshme të zgjedhjeve, sipas të cilave, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.41 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.43 për qind.
Në zgjedhje kanë marrë pjesë më shumë se 830 mijë persona me të drejtë vote.