Në Kosovë shpallen javën e ardhshme rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Në Kosovë shpallen javën e ardhshme rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur të premten se  rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me shumë gjasa shpallen javë n që vjen.

Sipas tij, të shtunën mund të përfundojë rinumërimi i fletëvotimeve për të cilat  KQZ-ja kishte marrë vendim dhe vlerësimi i pakove me fletëvotime të diasporës.

Pas përfundimit të këtyre dy proceseve dhe procedurave tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, KQZ-ja mund të bëjë shpalljen përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve. Po besojmë shume që kjo do të mund të bëhet në fillim të javës që vjen”, ka deklaruar ai.

Rikujtojmë se 4 ditë pas zgjedhjeve, KQZ në Kosovë vendosi rinumërimin e votat në 12 vendvotime.

Në të njëjtën ditë filloi edhe verifikimi i votave të diasporës.

KQZ-ja deri më tani ka shqyrtuar 41 mijë e 236 zarfe me fletëvotimeve me postw.

Prej tyre, 48,728 zarfe janë pranuar, derisa 18,876 tjera janë refuzuar.

KQZ-ja tashmë ka publikuar rezultatet e parakohëshme të zgjedhjeve, sipas të cilave, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.41 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.43 për qind.

Në zgjedhje kanë marrë pjesë më shumë se 830 mijë persona me të drejtë vote.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>