Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobiti të martën kryebashkiakun Erion Veliaj për zhvillimin e aktiviteteve të ndaluara gjatë periudhës zgjedhore.
Gjoba ndaj Veliajt është 70 mijë lekë për shkeljet e mëposhtme:
- Kryerjen e aktiviteteve të ndaluara
- Mosraportimin e këtyre aktiviteteve
- Promovimin e aktiviteteve të ndaluara
Vendimi i KQZ erdhi pas denoncimit të LSI për vizitat e kryebashkiakut Veliaj në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
KQZ miratoi një vendim mbi aktivitetet e ndaluara, ku përcaktohet se vizitat në shtëpitë e rindëruara janë të ndaluara përveç rasteve kur fondet ose projekte kanë filluar përpara periudhës së ndaluar.
Më herët KQZ i kërkoi qeverisë të heqë logot e Partisë Socialiste nga portali ‘Shqipëria që Duam’.
Në një vendim të marrë në 30 janar, Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi argumenton se vendosja e simboleve të PS në këtë portal, i cili është zyrtar, është shkelje e ligjit.