KQZ shqyrton me 16 shkurt ankesën e Veliajt

Nga Exit News
KQZ shqyrton me 16 shkurt ankesën e Veliajt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shqyrtojë më 16 shkurt ankimimin e Kryebashkiakut Veliajt për dy gjobat për zhvillimin e aktiviteteve të ndaluara gjatë periudhës zgjedhore. KQZ gjobiti të martën kryebashkiakun Erion Veliaj me 70 mijë lekë për Kryerjen e aktiviteteve të ndaluara; mosraportimin e këtyre aktiviteteve; dhe promovimin e aktiviteteve të ndaluara.

Vendimi i KQZ erdhi pas denoncimit të LSI për vizitat e kryebashkiakut Veliaj në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Veliaj tha se po gjobitet pasi po punon dhe lajmëroi se do të apelojë vendimin. Ai akuzoi KQZ se po favorizon opozitën.

KQZ miratoi një vendim mbi aktivitetet e ndaluara, ku përcaktohet se vizitat në shtëpitë e rindëruara janë të ndaluara përveç rasteve kur fondet ose projekte kanë filluar përpara periudhës së ndaluar.

Kryeministri Edi Rama i doli në mbrojtje Erion Veliaj duke thënë se ajo gjobë do të sqarohet pasi “Veliaj nuk bërë inaugurime”, duke iu referuar vizitave të tij në shtëpitë e rindërtuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>