Kreu i Dhomës së Tregtisë në Vlorë, Arben Breshani ka treguar se pas goditjes së fortë që morën bizneset për shkak të pandemisë, një mbyllje e dytë do të ishte katastrofike.
“Në qytetin e Vlorës janë rreth 80 biznese të vogla që janë mbyllur. Po dëgjojmë se do të ketë një valë të dytë dhe një mbyllje e dytë. Ne besojmë që nuk do të ndodhe ky skenar pasi do të ishte katastrofike për bizneset në qytetit të Vlorës. Po erdhën turistë të huaj do të rrisin nivelin e biznesit në qytetin e Vlorës, por nuk duket shumë pozitive.” – tha Breshani për ABC News.
Sipas tij qytetarët duhen lejuar të bëjnë pushimet verore, në mënyrë që të shpenzojnë para dhe të ndihmojnë ringritjen e ekonomisë.