Kreu i LDK-së, Abdixhiku: Kriza në veri kërkon unitet, të ndihmojmë qeverinë e Kosovës

Nga Exit News
Kreu i LDK-së, Abdixhiku: Kriza në veri kërkon unitet, të ndihmojmë qeverinë e Kosovës

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bëri thirrje të shtunën për unitet përballë krizës në kufirin verior që po përballet Kosova, pas sulmeve në pikat e konstrollit të automjeteve në Zubin Potok e Zvecan.

“Gjendja e tensionuar në Veri kërkon unitet të plotë,” shkruan Abdixhiku në rrjetin Facebook, ndërkohë që i kërkon qeverisë kosovare të mbledh gjithë spektrin politik në vend në mënyrë “që të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet tona, vendore e të jashtme, për të mbrojtur interesat tona shtetërore sot.”

Abdixhiku shkruan se partia që përfaqëson ka qënë në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë për të ditur planet mbi menaxhimin e situarës dhe ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojnë Kosovën nga kërcënimet e Serbisë dhe tensioni i situarës në veri të vendit.

Rreth orës 1 të mëngjesit të së shtunës, një qendër e regjistrimit të automjeteve u dogj në Zubin Potok dhe granata u hodhën në një qendër tjetër në Zveçan, dy qytetet në veri të Kosovës.

Prishtina e akuzon Beogradin se kërkon të krijojë perceptimin publik mbi një konflikt mes komunitetit serb dhe forcave kosovare të rendit në kufirin verior.

Në mediat serbe nga ana tjetër nuk u publikua asgjë mbi incidentin, por ato kanë botuar lajme të pambështetura se si policia e Kosovës ka dhunuar 3 serbë. Disa raportime thonë se ata u dhunuan për vendosjen e baneërave ” Mirë se erdhët në Asociacionin e Komunave serbe” dhe të tjera se janë rrahur në pikat kufitare.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>