Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi akuzoi Gjykatën Kushtetuese në Kosovë se me vendimin për të mos çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, po zhduk vullnetin e popullit.
Duke i quajtur anëtarët e GJK-së të kapur, Abazi tha se asnjë vendim gjykate nuk mund të ndalë popullin:
“Gjykata e kapur Kushtetuese në Kosovë jo vetëm e ka rishkruar Kushtetutën, por edhe e ka eliminuar vullnetin e popullit me këtë vendim. Në letër mund të tentosh që vullneti i një populli të zhduket, por nuk mund t’ia ndalësh një populli të duket.”