
Një krim i rëndë në familje është zbuluar të mërkurën në Shkodër.
Një burrë 79-vjeç dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 83 vjeç me armë zjarri dhe më pas veten.
Policia ka gjetur trupat e viktimave në banesën e tyre ndërkohë thotë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur tre ditë më parë.
Kanë qenë familjarët e çiftit, të cilët ndodhen jashtë vendit që kanë njoftuar policinë nisur nga fakti se nuk përgjigjeshin në telefon, raporton Euronews Albania.