
Monika Kryemadhi akuzoi të martën, në konferencën për shtyp, Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin, dhe bashkëshorten e tij për presion ndaj LSI-së për fshehjen e vjedhjes së ARMO-së.
Kryemadhi u shpreh se video ku dëgjohet një zonjë, e cila akuzon Kryemadhin se po tallet me grevistës, ishte e regjistruar me porosi për interesa të Kryetarit të Bashkisë Veliaj.
Kryemadhi i kërkoi televizioneve t’i japin mundësinë partive politike të shprehen. Ajo tha se:
“Dje u abuzua në mënyrë të shëmtuar me gazetaren dhe televizionin në fjalë. Nuk ndalojmë asnjë televizion të mbështesi politikanë dhe parti, por jo me përdorim dhe me mashtrim”.