Kryemadhi akuzon Ramën për përgjim të mesazheve të LSI në ‘Whatsapp’

Nga Exit News
Kryemadhi akuzon Ramën për përgjim të mesazheve të LSI në ‘Whatsapp’

Monika Kryemadhi i bëri thirrje anëtarëve të LSI-së që të mos përdorin aplikacionin “Whatsapp” gjatë fushatës pasi sipas saj ata përgjohen nga persona të porositur nga kryeministri Rama.

Gjatë një takimi me përfaqësues të LSI në Kavajë, Kryemadhi tha se mesazhet e dërguara nga ky aplikacion mes anëtarëve të LSI-së janë përgjuar dhe për këtë arsye ata do të përdorin një aplikacion tjetër.

Ajo akuzoi Ramën se qëndron pas këtyre ngjarjeve.

“Po ja them nga TV që mos të lodhet duke vënë njerëz të përgjojnë dhe të na lexojnë mesazhet tona që s’ka për të na kuptuar kurrë mesazhet”, tha Kryemadhi.

Më tej kryetarja e LSI-së tha se partia e saj do të hyjë në zgjedhje me synimin për të marrë 40 mandate në Kuvend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>