Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i bëri thirrje qytetarëve të votojnë më 25 prill për t’i dhënë fund rrjedhjes së trurit dhe rinisë shqiptare.
“Ne në programin tonë kemi 5 propozime shumë të thjeshta ku kryesoret bazohen tek arsimi”, u shpreh Kryemadhi gjatë prezantimit të kandidatit për deputet të LSI-së në Pogradec, të shtunën.
Kryemadhi tregoi se kandidati i LSI-së për deputet në Pogradec e ka nisur karrierën politike në parti që kur ka qënë në shkollë të mesme.
“Doktor Gentin që për hir të së vërtetës është Kryetari i LSI në Pogradec, do të jetë kandidati ynë në listën e LSI por doktor Genti ka nevojë shumë për votat e të rinjve të Pogradecit, të qytetarëve të Pogradecit”, përfundoi Kryemadhi.