Kryemadhi denoncon me dokumenta shkeljet ligjore të inceneratorit të Tiranës

Nga Exit News
Kryemadhi denoncon me dokumenta shkeljet ligjore të inceneratorit të Tiranës

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI tregoi të martën shkeljet e qeverisë Rama për kontratën e konçesionit të inceneratorit të Tiranës.

Shkeljet e identifikuara nga Kryemadhi janë:

Në datën 23 qershor firma ‘Integrated Energy’ shpreh interes pranë Ministrisë së Drejtësisë për ndërtimin e një landfilli.

Më 28 qershor Ministria e Mjedisit e pranon letër – ofertën dhe vendos në dijeni edhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Më datë 24 gusht të 2016-s, Ministria e Mjedisit i kërkon ATRAK-OS, Ministrisë së Energjisë dhe Bashkisë së Tiranës ngren komisionin për dhënien e koncesionit.

Në datën 1 shtator 2016 shoqëria në fjalë paraqet pranë Ministrisë së Mjedisit, me dijeni edhe Bashkinë e Tiranës, studimin e fizibilitetit.

Më 5 shtator, Ministria e Mjedisit ngre Komisionin e dhënies me koncesion për projektin, ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit, ku në krye të komisionit vendoset zonja Valbona Ballgjini.

Më 9 shtator 2016 zhvillohet mbledhja e parë.

Më datë 15 nëntor 2016, Ministria e Drejtësisë e refuzon vendimin e qeverisë dhe kërkon respektimin e procedurës ligjore, për dhënien e koncesionit.

Më datë 25 nëntor 2016 Ministria e Drejtësisë ia refuzon për herë të dytë një vendim të tillë.

Tre ministra të qeverisë që ishin kundër, por Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë, z. Agaçi e përgatit dhe e çon drejtpërdrejt në mbledhjen e qeverisë dhe kalon në vendimin e qeverisë më 7 dhjetor të 2016-së.

Pas vendimit të qeverisë që mori bonusin e tetë pikëve, tashmë kur paraqitet studimi i fizibilitetit, kemi një zë në buxhetin e shtetit: 130 milion e 883 mijë e 750 euro pa TVSH, shtojini edhe 20 për qind të TVSH-së dhe në buxhetin e bashkive të qarkut të Tiranës kemi një buxhet prej 91 milion e 784 mijë e 500 euro pa TVSH.

Pasi morëm bonusin, pasi mashtruam dhe falsifikuam dokumentet për mbledhjen e qeverisë së 7 dhjetorit, tani na dalin gati 220 milion euro, të cilat do ti paguajnë shqiptarët, pa llogaritur se ç’do të paguajnë më vonë.

Lefter Koka, më datë 1 shkurt të 2017-s i kërkon Ministrisë së Financave miratimin financiar të këtij studimi fizibiliteti.

Më 28 shkurt të 2017-s, nuk kemi asnjë miratim nga Ministria e Financave për studimin e fizibilitetit, sepse është ajo që bën pagesat apo lëvron fondet kur kemi të bëjmë me investimet.

Me shkresë numër 54-74/26, i kërkohet Bashkisë së Tiranës dhënia e miratimit me shkrim për vazhdimin e procedurave koncesionare referuar modelit financiar të propozuar në studimin e fizibilitetit.

Ndërkohë që në studimin e fizibilitetit që i është dorëzuar në mbledhjen e qeverisë kur kompania ka marrë koncesionin, kemi zero para nga investimi i bashkisë dhe zero para nga investimet e qeverisë.

Dhe për 550 ton vlera totale është 5 milion e 821 mijë e 750 euro, që do paguajnë qytetarët shqiptarë ku nga këto 1 milion janë financim të bashkisë së Tiranës pra dhe 4.821.750 janë të qeverisë pra të buxhetit të shtetit.

Nëse kjo 550 nuk realizohet do shtohet kjo vlera këtu. Nuk është më kaq, është më shumë.

Në datë 2 mars të 2017 Ministria e Financave i kthen përgjigje Ministrisë së Mjedisit, duke i kërkuar nga kjo ministri që meqenëse përfituesi është qarku Tiranë, mbajeni mend këtu, të merret miratimi me shkrim nga ky qark.

Më datën 27/03/2017 me shkresën 82/75, Bashkia e Tiranës i kthen përgjigje Ministrisë së Mjedisit, duke u shprehur parimisht dakord me modelin financiar të paraqitur në studimin e fizibilitetit. A kishte vendim Bashkia për këtë gjë? I kthen përgjigje z.Alqi Bllako.

Alqi Bllako i drejtohet vetëm Erion Veliajt, duke shmangur Këshillin e Qarkut Tiranë por dhe këshillat e qarqeve të bashkive

Këtu fillon vepra penale. Zoti Bllako ka anashkaluar me koshiencë të plotë dhe në konflikt interesi të plotë qarkun e Tiranës.

Bazuar në ligj dhe decentralizimin e pushtetit vendor duhej vendim i Këshillit të Qarkut të Tiranës në të kundërt duheshin 5 vendimet e Këshillave Bashkiak të cilët binin dakord për tu angazhuar në këtë skemë.

Por sigurisht që raportet e këshilltarëve ishin komplet ndryshe tjetër për tjetër. Edhe në Bashkinë Tiranës Erion Veliaj nuk e kishte numrin 3/5 të këshilltarëve sepse ishin këshilltarë të LSI të PD, të cilët nuk ia jepnin shansin për ta kaluar me 3/5 vendimin edhe në Këshillin Bashkiak.

Në 11 prill Ministria e Mjedisit kërkon nga Ministria e Energjisë dhënien e miratimit.

Inceneratori i qarkut të Tiranës nuk do të djegë 550 ton plehra, por do të djegë 100 ton, atëherë qeveria shqiptare dhe qarku i Tiranës do të paguajë kokërr me kokërr edhe për plehrat që nuk digjen në inceneratorin e Tiranës.

Pra përveç se ky do marrë para nga taksapaguesit dhe nga ata që depozitojnë mbetjet ky zotëria kërkon të shesë energjinë elektrike me një çmim të favorizueshëm dhe të garantuar për tu blerë nga Koorporata elektro energjitike shqiptare dhe normal për ta favorizuar këtë incenerator në shitjen e energjisë elektrike pra merr para nga buxheti i shtetit, vazhdon merr para nga bizneset ndërkohë do dhe para për shitjen e energjisë elektrike.

Kur në minimumin e solidaritetit po quajmë kjo energji elektrike mund te kthehej në favor për të ndriçuar rrugët e Tiranës dhe të mos paguheshin ndriçuesit e rrugëve të Tiranës nga paratë e taksapaguesve shqiptare. Apo kopshte apo shkollat. Tashmë fillojnë mbledhjet e komisionit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>