Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ishte të dielën në një takim elektoral në Berat.
Ajo tja se LSI do të luftojë largimin e të rinjve nga Shqipëria.
“Shpopullimi, largimi i të rinjve dhe të rejave nga Berati nuk do vetëm fjalë që të luftohet, por do mendje, do guxim, do veprim dhe ky ekip është i qartë në planin e tij për të rikthyer të rinjtë dhe të rejat në Berat”, tha Kryemadhi.
Ajo tha se LSI do të luftojë “për të rikthyer vlerat dhe traditën në Berat, për ta rikthyer Beratin qendër jo vetëm të trashëgimisë kulturore, të historisë, por për ta kthyer edhe në qendër të ekonomisë”.