Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e akuzoi Kryeministrin Edi Rama se “po shtynë rininë që të shkojë në emigracion”:
“Është një Kryeministër që e stimulon shpopullimin e vendit. Është një kryeministër që në fakt largon të rinjtë dhe të rejat nga Shqipëria dhe sjell njerëz që nuk kanë asnjë lloj lidhjeje, qoftë kjo emocionale, qoftë kjo historike apo edhe kulturore me vendin tonë”, u shpreh Kryemadhi, të shtunën në një takim në Fier me votuesit për herë të parë.
Ai u shpreh se LSI “nuk mund të lejojë që të rinjtë tanë të largohen nga Shqipëria”. Kryemadhi prezantoi edhe dy kandidatët e rinj në listën e LSI-së në Fier, Kristianin, edhe Renaton.
“Fieri ka nevojë për personalitetet e veta, të cilat do ti duhen jo vetëm për politikën, por dhe për ekonominë, industrinë, bujqësinë dhe për shumë fusha të tjera të jetës, të cilat e bëjnë të mundeshe jetesën në këtë vend”, u shpreh kryetarja e LSI-së, Kryemadhi.