Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së ka ftuar të gjitha partitë politike të bashkohen në një platformë të përbashkët kundra Kryeministrit Rama.
“Pres çdo parti politike, sepse përfshirja e atyre njerezve që nuk i pëlqen Monika, LSI, mund të përfshihen në një strukturë politike. Shumica e shqiptarëve të ndëshkojnë me votë gabimet dhe të mbështesin me votë këdo që mbështesin”.
Kryemadhi tha se “Presidenti po mban qendrim për ruajtjen e Kushtetutës. Mjaftojmë të shikojmë se si Ilir Meta ka bërë betejën me qeverinë dhe ka fituar në Venecia”.
Ajo tha se Rama ka frikë nga zgjedhjet. Sipas Kryemadhi “Rama do të thotë se nuk hynë në zgjedhje me Ilir metën president, pastaj do të thotë nuk hyj në zgjedhje me Lulzim bashën kryetar të PD-së, sepse ka frikë”.