Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi njoftoi se do të garojë në 4 qarqe.
Deri më tani ajo ka vendosur të kandidojë në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Ndërsa javën e aedhshme Kryemadhi do të vendosi për qarkun e katërt, ku do të garojë për deputete.
“Fier, Elbasan, Tiranë. Do shikoj deri të premten tjetër se ku do ta kem të katërtin, se ma ka bërë këtë nder Edi Rama”, u shpreh Kryemadhi në një intervistë për A2Cnn, të premten.
PD dhe LSI kanë vendosur të garojnë me lista të ndara për zgjedhjet e 25 prillit.
Opozita do të garojë si koalicion sëbashku me 14 partitë e tjera aleate.