
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i cilësoi të paligjshme gjobat e Policisë për masat anti COVID dhe u bëri thirrje qytetarëve t’iu drejtohen gjykatave.
Sipas saj “policia e shtetit nuk mund t’iu vendosë gjoba pasi është institucioni i higjienës ai që gjobit”.
Në një intervistë për News 24, Kryemadhi tha se “nuk është e miratuar në ligj” dhe shtoi se “policia e Shtetit është për rendin dhe sigurinë”.
“Në qoftë se do të bëjnë një ligj që do të ndryshonin metodologjinë dhe funksionin e policisë së shtetit atëherë ndoshta po”, tha Kryemadhi.