Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi njoftoi se “javës tjetër do të tregoj skemën sesi është vjedhur haptas me një skemë financiare të tmerrshme që menaxhohet drejtpërsëdrejti nga Edi Rama”.
Këtë deklaratë, Kryemadhi e bëri gjatë takimit me biznesin e vogël në njësinë numër 5 në Tiranë.
Ajo u shpreh se pronarët e bizneseve të vogla duhet të votojnë për opozitën më 25 prill për t’I dhënë fund taksave të padrejta.
“Unë them që kjo gjë e ka datën e skadencës, 25 prill. Janë 50 ditë që na ndajnë por 50 ditë që ne duhet të punojmë pa fund mëngjes drekë darkë. Çdo gjë që ke këtu ke pjesën e TVSH brenda. Pavarësisht se pjesën më të madhe të mallit që ta sjellin ta sjellin pa kupon tatimor, të thonë po deshe merre, po deshe mos e merr”.
Kryemadhi në fillim të javës publikoi dokumentat e shkeljeve ligjore të kryera nga ministrat e qeverisë Rama për dhënien me kncesion të incenratorit të Tiranës.