Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kujtoi sot 30 vjetorin e lëvizjes së studentëve.
Në një postim në Facebook, Kryemadhi i bëri thirrje të rinjve të sotëm që njësoj si 30 vjet më parë “të mund t’i japi Shqipërisë drejtimin e ri për të cilin kemi nevojë, ku kushdo gjen shpresë, ku të gjithë kanë mundësi për punësim të mirëpaguar, ku çdo shqiptar ëndërron ta bëjë Shqipërinë shtëpinë e tij”.
Kryemadhi u shpreh se njësoj si 30 vjet më parë kemi nevojë “për ndihmën e brezit të ri, që ta ndihmojë Shqipërinë të distancohet nga dështimet dhe që misioni kombëtar ‘Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’”.
Më 8 dhjetor 1990 një grup studentësh dhe pedagogësh nisën protestat kundër diktaturës.