Kryemadhi letër SPAK: hetoni abuzimet në ARMO

Nga Exit News
Kryemadhi letër SPAK: hetoni abuzimet në ARMO

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK, të verifikojë dhe të zbardhë përgjegjësitë e për mos pagesën e pagave të naftëtarëve të Ballshit.

Në një letër  publike, më 19 tetor, Kryemadhi shkroi se:

“Punonjësit gjenden prej më shumë se tre javësh në grevë urie për të fituar të drejtat e mohuara dhe të grabitura në mënyrë të njëanshme prej pronarëve dhe administratorëve të A.R.M.O”.

Kryemadhi akuzoi qeverinë se ka lejuar veprimet e njëanshme të pronarëve të ARMO-së, në kurriz të punonjësve të rafinerisë.

Punonjësit e ARMO-së kanë 19 ditë në grevë urie. Ata kërkojnë pagesën e pagave të papaguara prej më shumë se 1 viti.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme