Kryemadhi: Lista jonë ka kaluar në vetting, KQZ e kaloi pa pikë ndryshimi

Nga Exit News
Kryemadhi: Lista jonë ka kaluar në vetting, KQZ e kaloi pa pikë ndryshimi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha të hënën  se lista me kandidatë e LSI ka kaluar në proces vettingu.

Por sipas Kryemadhit kundër listës së LSI është investuar shumë në qarqe diplomatike për të sulmuar listën e LSI.

Ajo tha se LSI ka listat më të pastra, “një konfirmim i dhënë dhe nga KQZ që e kaloi pa asnjë ndryshim”, tha ajo.

“Ne kemi qenë të hapur për çdo propozim apo lloj subjekti që ka pasur një këndvështrim, deklarimi të tyre. Ka kaluar një proces vettingu”, tha Kryemadhi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>