
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se kryeministri Edi Rama ka dështuar të mbajë premtimet gjatë këtyre viteve.
Gjatë një takimi me banorët e Vorës, Kryemadhi deklaroi se LSI mban premtimet dhe se ndryshimi do të vijë nga të rinjtë.
“Gjithçka në këtë vend është e errët, ndaj duhet program. LSI është parti që di t’i mbajë premtimet. Ndaj ndryshimi vjen nga të rinjtë. Ulja e taksave është e domosdoshme, ndaj ne duhet të ndihmojmë qytetarët me vepra. Kryeministri Rama vijon mashtrimet prej 8 vitesh dhe nuk di që të mbajë premtimet. Sondazhi më i mirë është takimi me qytetarët. Ky realitet duhet të ndryshojë.”
Ajo tha se mbas 25 prillit gjithçka do të ndryshojë.