Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka qënë të dielën në qytetin e Fierit, ku ka prezantuar kandidatin për deputet në këtë qark, Klajdi Bogdanaj.
Ajo tha se Bogdanaj është një person që është rritur në strukturat dhe LSI, e kjo e fundit sipas saj, është një parti që i rrit e i mbështet të rinjtë.
Kryemadhi tha se LSI kërkon që të mbështes të rinjtë që duan të rrijnë e të marrin përgjegjësi në Shqipëri.
“Dhe nëse ne nuk do të kemi një klasë politike që kërkon të jetojë dhe investojë në Shqipëri, që kërkon të rritet në Shqipëri, normal që ne do të kemi këtë shpopullim me këto ritme kaq të shpejta”, përfundoi ajo.