Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha të hënën nga njësia 5 se “socialistët më 25 prill do të votojnë LSI”.
“Më 25 prill socialistët do shkojnë të votojnë numrin 6, LSI-në, shtëpinë e socialistëve. Jam e bindur se ju jeni më të vendosur se kurrë për ta çuar më larg sfidën për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve sepse Shqipëria është e shqiptarëve, nuk është e maskarenjve”, tha ajo.
Kryemadhi tha se Rama “ka ikur dhe nuk kthehet më”.
Ajo u tha banorëve gjatë takimit elektoral se “ne duhet të vendosim forcën e të rinjve dhe të rejave, sepse vetëm duke e votuar numrin 6 kemi votuar për të ardhmen e Shqipërisë”.